.:: Alba Soft Team ::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

.:: Alba Soft Team ::.


 
Alba SoftForumGalleryLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 12 shkurti - Dita e Internetit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WebMaster
WebMaster
WebMaster
WebMaster


Male
Numri i postimeve : 410
Age : 31
Location : Albania
Hobi : WebMaster
Interesat : AlbaSoft
Registration date : 26/04/2008

Te Dhena Shtese
Piket: Piket:: Game Ma$ter
Vendi Vendi: Shqiperi Shqiperi
Gjendja Gjendja: Super Super

12 shkurti - Dita e Internetit Empty
MesazhTitulli: 12 shkurti - Dita e Internetit   12 shkurti - Dita e Internetit Icon_minitimeTue Sep 16, 2008 2:30 pm

12 shkurti - Dita e Internetit
12 shkurti - Dita e Internetit F.0212060141474_m

Dymbėdhjetė shkurti ėshtė shpallur nga BE-ja si Dita e Internetit. Megjithatė organizuesit e "Ditės sė sigurisė nė internet",
kėtė vit nuk i kanė moto rreziqet mė tė zakonshme tė internetit. Nė
kėtė ditė ne qendėr janė vėnė rreziqet qė janė tė panjohura pėr
pėrdoruesit e internetit.
E-maili dhe interneti janė kthyer nė njė gjė tė zakonshme pėr miliona
njerėz. Shumė vetė janė kaq tė lidhur me internetin, saqė nuk mendojnė
pėr rreziqet qė sjell njė media e tillė. Ka gjėra qė nuk duhen bėrė kur
je online. Pėr shembull tė endesh nėpėr rrjet pa asnjė lloj programi
mbrojtės.

Kush futet nė internet e brenda rrjetit tė tė dhėnave dhe kush punon
madje nė kompjuter me Windows duhet patjetėr tė pėrdorė tė
ashtuquajturin skaner virusesh. Sepse nėpėr internet gėlojnė rreth 60.000 lloj viruse dhe dėmtues tė tjerė, qė rrezikojnė kompjuterin.

Skaneri i viruseve, programet si firewall, antispyware janė bėrė pėr
shumė vetė pjesė e kompjuterit. Pėr kėtė arsye pėr organizuesit e "Ditės sė sigurisė nė internet"
rreziqet mė tė zakonshme tė internetit nuk janė motoja e kėtij viti. Nė
kėtė ditė ne qendėr janė vėnė rreziqet qė janė tė panjohura pėr
pėrdoruesit e internetit.
12 shkurti - Dita e Internetit Interneti_perdorimi

Pėr shembull cilat tė dhėna mund tė bėhen publike nė internet dhe ēfarė
ndodh me kėto tė dhėna. Nė muajt e fundit nė internet janė rritur tė
ashtuquajtuarat komunitete. Facebook, Myspace, apo Xing. Sipas ekspertėve rreth 250 milionė
vetė janė tė regjistruar nė kėto komunitete. Nė kėto platforma kontakti
nė internet shumė vetė takohem me miq, njohin tė tjerė, diskutojnė pėr
hobitė e tyre, pėr politikė e gjithfarėlloj temash. Gati ēdokush qė
ėshtė aktiv nė kėto rrjete jep mjaft tė dhėna nga jeta e tij private.

Dr. Gernot Gehrke, drejtues i qendrės evropiane pėr kompetencėn e
mediave, koordinon ditėn e sigurisė nė internet pėr Gjermaninė: "Mendoj
se duhet tė jesh shumė i kujdesshėm me atė se ēfarė publikon nė
internet, sepse kjo citohet e pėrdoret nė kontekste tė pėlqyeshme, por
edhe jo tė pėlqyeshme. Ka pėr shembull situata ku unė nuk dua qė tė
publikohet fotoja ime nė ndejėn ku isha sė fundi, qė mund tė shihet nga
shefi im i personelit, apo nga shefi im i ardhshėm".

Problemi ėshtė se komunitetet online janė gati tė gjitha publike, kush
mė shumė e kush mė pak. Gati ēdokush mund tė shoh ato qė kanė publikuar
anėtarėt. Problemi tjetėr ėshtė se interneti nuk harron kurrė. Tė
dhėnat qė u vendosėn nė internet nuk mund tė hiqen kollaj. Kush i
publikon kėto tė dhėna humbet edhe kontrollin mbi to. Njė rrezik pėr tė
cilin shumė pak vetė janė tė vetėdijshėm: "Pikėrisht me zgjerimin
gjithnjė e mė tė madh tė komuniteteve nė internet tema e sigurisė ėshtė
bėrė mė tepėr serioze. Shumė vetė tregohen shumė mendjelehtė me
publikimin e tė dhėnave personale, apo publikojnė shumė mė tepėr se sa
duhet, jetėshkrime qė nuk mund tė hiqen kurrė qė aty"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albasoft.albanianforum.net
 
12 shkurti - Dita e Internetit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
.:: Alba Soft Team ::. :: Alba Soft :: News-
Kėrce tek: